Tech

VIDEO/ Bllokohet karuseli, 7 fëmijë ngelin varur me kokë poshtë për rreth 3 orë

Festivali i Forest County në Crandon të SHBA-së mund të kishte përfunduar me një tragjedi, pasi karuseli i mbushur plot me njerëz ka ngecur për orë të tëra në lartësi, duke i lënë ata të varur me kokë poshtë.

Ata që zgjodhën të shpenzonin kohë duke bërë udhëtimin me karusel mbetën të bllokuar për të paktën tri orë, ndërsa forcat zjarrfikëse punuan për të gjetur një zgjidhje për t’i shpëtuar.

Scott Brass merrte pjesë në festival atë ditë dhe shkroi në Facebook se të paktën 8  persona mbetën varur me kokë poshtë në karuselin e Fireball.

Gjithçka dimë është se ndodhi një problem mekanik dhe karuseli mbeti i mbërthyer në pozicionin me kokëposhtë”, tha për CBS 58 News një prej kapitenëve të Departamentit të Zjarrfikësve në Crandon.

Sipas mediave lokale, shtatë prej personave që përjetuan momente tmerri me eksperiencën negative në karusel, ishin fëmijë dhe janë dërguar në spital për të kryer të gjitha analizat e mundshme.

/f.stafa

#VIDEO #Bllokohet #karuseli #fëmijë #ngelin #varur #kokë #poshtë #për #rreth #orë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button