“Dhuratat nga Policia e Kosovës dhe kartolinat e punuara me dorë”- Të vegjëlit e qendrës Down Syndrome Kosova e pritën me shumë festë Vitin e Ri!

Atmosfera e festave të fundvitit po ndjehet në çdo vend, qytet dhe tek çdo person.
Ata që duket se po e shijojnë më shumë këto kohë magjike janë qeniet më të bukura dhe të pafajshme të planetit, fëmijët.
E për t’a kaluar bukur këtë periudhë, Policia e Kosovës, u kujdes të shpërndante dhurata në qendrën Down Syndrome Kosova.
Në lidhje me këtë vizitë të tyre foli për “Gazeta Blic” drejtoresha e kësaj qendre Sebahate Hajdini-Beqiri.
Ajo tha se u krijua një ambient jashtëzakonisht festik dhe se fëmijët e kësaj qendre i kanë idol pjestarët e Policisë së Kosovës.
“Ne sot kishim në qendër për vizitë pjestarët e Policisë së Kosovës të cilët me rastin e festave të fundvitit sollën dhuarata për fëmijët dhe të rinjtë e qendrës. Me të vërtetë u krijua një ambient shumë i këndshëm sepse shumica e anëtarëve tanë i kanë idol pjestarët e Policisë së Kosovës dhe vizita e tyre sot me të vërtetë e fuqizoi këtë ambientin festiv që tani ne e kemi në qendër këto ditët e fundit” tha ajo për “Gazeta Blic”.
Zonja Sebahate na foli edhe për traditën që mbretëron tash e një dekadë në qendrën e tyre, siç është punimi me dorë i kartolinave nga fëmijët e kësaj qendre.
Ajo tha se i’u kanë bërë ftesë të gjitha institucioneve madje edhe atyre ndërkombëtare që të zgjedhin kartolinat e tyre për të uruar festat e fundvitit.
“Kartolinat tashmë janë traditë e Shoqatës Down Syndrome Kosova. Pothuajse po bëhen më shumë se një dekadë ku ne kemi plasuar në treg kartolinat të cilt janë të gjitha punime dore.Këto kartolina punohen nga anëtarët tanë nga prindërit dhe nga vullnetarët përfshirë stafin e DSK-së të cilët janë përgjegjës të punëtorive”
Drejtoresha e qendrës pati edhe një mesazh dhe urim mjaft të ndjerë në këtë fundvit ku bëri thirrje që të dhurohet sa më shumë dashuri dhe mbështetje sidomos fëmijëve që vijnë nga grupet e margjinalizume.
E festës dhe aktivitetit nuk kishte si t’i mungonte djali aktiv dhe pozitiv i qendrës, Dionisi, i cili është edhe mik i joni.
Ai përmes kameras së “Gazeta Blic” pati një urim për të gjithë qytetarët për festat e fundvitit.
Me festë, hare dhe shumë buzëqeshje u mbyll edhe aktiviteti në këtë qendër.
/Gazeta Blic/
#Dhuratat #nga #Policia #Kosovës #dhe #kartolinat #punuara #dorë #Të #vegjëlit #qendrës #Syndrome #Kosova #pritën #shumë #festë #Vitin
gazetablic.com