Sport

Do vijë edhe rënia e Liverpulit, Arsenali fiton edhe pa… –

Brentfordi ka humbur sot kundër Arsenalit në shifrat 1-3. Topçinjtë kanë marrë tre pikët e para për vitin 2025 duke ia dalë në një transfertë jo të lehtë. Menjëherë pas takimit, trajneri i Brentford, Thomas Frank, ka parashikuar edhe garën e titullit në Premier League.

Pavarësisht se të gjithë mendojnë se Liverpuli e ka mbyllur para kohe këtë garë, për Frank, është krejtësisht e kundërta. “Liverpuli nuk e ka pësuar ende një rënie të formës, që ka gjasa që do të vijë dhe Arsenali ndërkohë është duke mbledhur gjithmonë pikë, edhe kur nuk është në momentin ideal. Gara e titullit do të jetë mes tyre deri në fund”, tha trajneri i Brentford. /Sport Ekspres/

#vijë #edhe #rënia #Liverpulit #Arsenali #fiton #edhe #pa..
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button