Tech

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, 2 të rinj përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Farkë-TEG, në Tiranë. Një 47 vjeçar me inicialet F.H. I cili drejtonte një makinë tip “Volkswagen”, ka përplasur një motomjet më të cilin udhëtonin dy të rinj, të moshave 26 dhe 18 vjeç.

Si pasojë e aksidentit dy të rinjtë që ndodheshin në motomjet, janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

“F. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Farkë-TEG, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. J., 26 vjeç dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”,-thuhet në njoftimin e policisë.

/a.r

#Aksident #në #Tiranë #makina #përplas #motorin #të #rinj #përfundojnë #në #spital

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button