Aktualitet

Tiranë/ Vihen në pranga disa persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. D., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. Xh., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. R., 23 vjeç, banues në Fushë Arrameras, Krujë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetasi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– O. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe me qëllim shmangien e masës administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash;

– N. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– G. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin e tij;

– F. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Farkë-TEG, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. J., 26 vjeç dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve;

– E. B., 25 vjeç, banues në Kamëz dhe E. K., 29 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– E. Q., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në bulevardin “Bajram Curri”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Gj. M., 71 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#Tiranë #Vihen #në #pranga #disa #persona #për #vepra #të #ndryshme #penale

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button