Tech

Clinton: S’do ta harroj kurrë vizitën, nder që punova për të forcuar lidhjet SHBA-Shqipëri

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, pas vizitës dyditore në Tiranë, thotë se nuk do ta harrojë kurrë, ndërsa një mirënjohje të thellë ka për popullin shqiptar e për kryeministrin Edi Rama. Kjo ishte vizita e parë e Clinton në Tiranë e mesa duket do t’i mbetet gjithmonë në memorien e tij.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ku ka ndarë edhe disa foto nga ceremonia në Tiranë, Clinton shkruan se ka qenë nderi i tij më i madh që ka punuar për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si edhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.

“Faleminderit nga zemra Kryeministrit @ediramaal dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im të punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruan Clinton.

Clinton mbërriti në Tiranë ditën e djeshme, 3 korrik 2023. Shqiptarët i dhuruan një pritje të ngrohtë në një ceremoni publike që shënonte vizitën e tij të parë në vend. Kryeministri Rama nderoi Presidentin Clinton me “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike” për kontributin e tij për paqen në rajon. Ai u largua sot (4 korrik 2023) nga vendi ynë duke thënë se kjo vizitë ishte e jashtëzakonshme.

/f.stafa



#Clinton #Sdo #harroj #kurrë #vizitën #nder #që #punova #për #të #forcuar #lidhjet #SHBAShqipëri

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button