Tech

Prokuroria e Beratit kërkon 15 vjet burg për 46-vjeçarin nga Kosova, përdhunoi nipin

Prokuria e Beratit ka kërkuar 15 vite burg për 46-vjeçarin Belul Kokollari, i cili akuzohet për përdhunimin e nipit 8-vjeç.

Gjatë seancës së sotme që u zhvillua rreth orës 15:45, Kokollari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që për shkak të sensivitetit të çështjes mediat nuk u lejuan të mernin pjesë në seancë. Pasi prokurori Elidon Hysenaj kërkoi 15-vite burg për Belul Kokollarin, trupi gjykues e shtyu dhënien e vendimit penal për në 11 Korrik.

46-vjeçari Belul Kokollari ka lindur në Kosovë,në fshatin “Malësi e Madhe”në Prizren. Ai akuzohet për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga Neni 100, paragrafi i parë i Kodit Penal.

Kokollari akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç,me iniciale A.S në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën. Pas përfundimit të hetimeve të kryera, Prokuroria e rrethit të Beratit, e përfaqësuar nga prokurori Elidon Hysenaj, e përcjell çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.

Sipas hetimeve të kryera dhe të dhënave të grumbulluara nga burimet e provave, Prokuroria e Beratit ka konfirmuar se provohet se Belul Kokollari ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç, asokohe kur ndodhi ngjarja e rëndë 7-vjeç.

/f.stafa

#Prokuroria #Beratit #kërkon #vjet #burg #për #46vjeçarin #nga #Kosova #përdhunoi #nipin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button