Akuzoi Gjermaninë se financonte protestat në Beograd, raportuesja e PE për Kosovën kundër Vuçiç: Budallallëqe

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka cilësuar si “absolutisht budallallëqe” akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se organizata nga Gjermania përfshirë Partinë e Gjelbër kanë financuar protestat në Serbi, të cilat i kërkojnë dorëheqjen.
Në një intervistë për Novan, raportuesja në PE për Kosovën, Viola von Cramon ka thënë se as presidenti dhe as qeveria e Serbisë nuk kanë shfaqur empati, kujdes e pikëllim të çiltër pas dy tragjedive që e goditën Serbisë.
“Unë kategorikisht e mohoj çdo akuzë se organizata nga Gjermania, përfshirë Partinë e Gjelbër dhe fondacionin tonë Heinrich Bell, kanë financuar protestat në Serbi. Të tilla pretendime janë të pabaza…” – u shpreh znj. Von Cramon.
Ajo shtoi se qytetarët e thjeshtë në Serbi po e kuptonin që sistemi politik ishte pjesërisht përgjegjës për atë që ndodhin në Serbi.
Kujtojmë se Vuçiç përpos akuzave ndaj Gjermanisë tha se disponon edhe prova për akuzën e tij./m.j
#Akuzoi #Gjermaninë #financonte #protestat #në #Beograd #raportuesja #për #Kosovën #kundër #Vuçiç #Budallallëqe