Aktualitet

Hiqen favorizimet për disa sektorë, pritet të ndryshojë taksa e pasurisë

Rritja e pagave dhe shpërndarja e tyre për dy muajt prill-maj, tashmë është realitet. Sipër ministres së financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj, rritja e pagave për deputetët dhe ministrat zë vetëm 1.5 % nga fondi total i shpenzimeve, duke qartësuar se reforma i vjen në ndihmë administratës në tërësi.

“Rritja e pagave në buxhet për tetë muajt, pra prill-dhjetor 2023. Efekti financiar pritet të jetë rreth 11 miliardë lekë. Edhe për vitin 2024 llogaritet po e njëjta vlerë, 11 miliardë lekë. Ndërsa nga 2025 e tutje, efekti do të jetë në total 39 miliardë lekë. Diferenca e përqindjes midis administratës dhe rritjes së pagës së presidentit, ministrave dhe deputetëve është e madhe, 98.5% kundrejt 1.5%”-sqaroi ministrja

Por pas rritje së pagave, tashmë ministria gradualisht do të zbatojë dhe rekomandimet e FMNSugjerimet kanë të bëjnë me heqjen e disa favorizimeve që janë aplikuar në disa sektorë. E thënë ndryshe do të ketë rritje taksash.

 Ne kemi një strategji afatmesme të rritjes së të ardhurave miratuar dhe nga fmn. Aty parashikohet heqja e disa favorizimeve që zbatohet në disa sektorë, favorizime që e kanë mabruar efektin e tyre. Do të jemi në diskutim me grupet e intersit – tha ministrja

Pjesë e rishikimit të taksave është edhe ajo e pasurisë. Ministria ka nisur konsultimet për rifreskimin e çmimeve të referencës, duke i sjellë ato në vlerën e tregut, mbi të cilën do të aplikohet taksa.

Aktualisht, taksa e pasurisë mblidhet në nivele minimale, e fokusuar kryesisht në zonat urbane.

 

/f.stafa

#Hiqen #favorizimet #për #disa #sektorë #pritet #të #ndryshojë #taksa #pasurisë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button