AktualitetDurresi Sot

UAMD merr mbështetjen financiare aleanca universiteteve europiane

Ditën e djeshme, datë 03.06.2023, Komisioni Europian shpalli rezultatet Erasmus+ për e thirrjes 2023 nismën e Universiteteve Europiane, e cila ofron mbështetje për aleancat e institucioneve të arsimit të lartë. Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është pjesë Aleancës STARS EU, e shpallur fituese në rezultatet e kësaj thirrjeje. Granti i marrë nga STARS EU do të mbështesë Aleancën për të zgjeruar dhe zbatuar vizionin e saj afatgjatë për të krijuar ndikim shoqëror në një shkallë lokale, ndër-rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas Ina Lushkës, drejtore e Administrimit Akademik në U A M D : ” Për ne si institucion i arsimit të lartë kjo është një arritje shumë e madhe, pasi jemi i pari universitet publik shqiptar që merr nga Komisioni Evropian vulën e Universitetit Evropian dhe mbështetje financiare si pjesë e Aleancës së Universiteteve Evropiane STARS EU” .

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button