Sport

VIDEO/ Ua kishim thënë! Anis Mehmeti shënon 2 gola të tjerë për 45 minuta në Angli, lojtari i jashtëzakonshëm kundër Portsmouth –

Anis Mehmeti ka realizuar edhe një tjetër dopietë në ditën e sotme, këtë herë në takimin mes Bristol City dhe Portsmouth. Aktualisht rezultati është në shifrat 3-0 dhe ka ende 40 minuta të tjera për të luajtur.

Në pjesën e parë, Mehmeti realizoi dy gola. Goli i parë u realizua nga Mehmeti në minutën e 15 dhe i dyti në minutën e 32. Pak ditë më parë kemi bërë një shkrim ku tregonim pikërisht mungesën e vazhdimësisë nga ky lojtar dhe uljen e ritmit pasi ngrihet në qiellin e shtatë. Mehmeti kishte realizuar 2 gola në ndeshjen kundër Plymouth dhe kaloi 5 ndeshje pa shënuar. Në momentin që u ul në stol pak ditë më parë, lojtari reagoi duke shënuar sot dy gola për 45 minuta. /Sport Ekspres/

#VIDEO #kishim #thënë #Anis #Mehmeti #shënon #gola #të #tjerë #për #minuta #në #Angli #lojtari #jashtëzakonshëm #kundër #Portsmouth
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button