Aktualitet
Fluks lëvizjesh në Kakavijë, mbi 6000 persona udhëtojnë për në Shqipëri

E diela e fundit e vitit ka regjistruar një fluks të konsiderueshëm lëvizjeje në doganën e Kakavijës.
Gjatë 24 orëve të fundit, 6271 persona dhe 2001 automjete kanë kaluar nga Greqia në Shqipëri, kryesisht emigrantë që kthehen për të festuar fundvitin me familjet e tyre.
Po ashtu, ka pasur një lëvizje të konsiderueshme edhe në drejtim të shtetit grek, me 3228 persona dhe 1018 automjete që kanë kaluar në anën tjetër të kufirit.
Deri tani, në sportelet e kontrollit të dokumenteve në të dyja anët e kufirit nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje. Gjatë periudhës së festave, në doganën e Kakavijës kanë kaluar rreth 90 mijë persona në kufirin me Greqinë.
#Fluks #lëvizjesh #në #Kakavijë #mbi #persona #udhëtojnë #për #në #Shqipëri
Java News