Aktualitet

Festat shtojnë fluksin në tregje, tregtarët: Çmimet nuk kanë ndryshuar

Atmosfera festive ka filluar të ndihet prej disa ditësh edhe në tregjet e Shkodrës. Siç është bërë traditë, qytetarët kanë nisur fluksin e blerjeve të produkteve ushqimore. Për tregtarët, kjo është periudha më e favorshme e vitit.

Ata thonë se çmimet nuk kanë ndryshuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, qytetarët thonë se çmimet e shumicës së produkteve janë të përballueshme, përveç disa artikujve të cilët kanë pasur rritje.

Për më tepër, rikonstruksioni total që iu bë tregut të “Rusit” ka ndikuar në rritjen e frekuentimit të qytetarëve në këtë treg, duke krijuar kushte më të favorshme për tregtarët dhe duke ndihmuar në ofrimin e mundësive më të mira për shitje.

#Festat #shtojnë #fluksin #në #tregje #tregtarët #Çmimet #nuk #kanë #ndryshuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button