Shëndeti

Gripi shpendëve i zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Tiranë, merren masa për çrrënjosjen e infeksionit

Një vatër e re e gripit të shpendëve është zbuluar nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Zall-Herr, Tiranë.

Në njoftimin e saj thuhet se menjëherë pas marrjes së konfirmimit nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë mbrëmjen e ditës së djeshme, për prezencën e sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1) në një vatër të identifikuar si fermë oborri familjar me pula dhe gjela deti ka marrë masa për kontrollin efikas dhe të menjëhershëm të situatës në terren.

Mëngjesin e kësaj të shtune, përfaqësues të AKVMB inspektuan nga afër vatrën e identifikuar si pozitive, duke marrë të gjitha masat për eliminimin me qëllim ç’rrenjosjen e infeksionit, si dhe ka karantinuar vatrën dhe zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, për izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

#Gripi #shpendëve #zgjeron #hartën #zbulohet #një #vatër #në #Tiranë #merren #masa #për #çrrënjosjen #infeksionit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button