Aktualitet

“Shqetësues forcimi i lekut ndaj euros”

Delina Ibrahimaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, deklaroi se është shqetësues forcimi i lekut ndaj euros.

“Turizmi, investimet e huaja direkte dhe remitancat lidhen me shqetësimin kryesor të kohëve të fundit që ka ardhur nga ecuria e kursit të këmbimit. Gjatë vitit 2023, kemi pasur një forcim të ndjeshëm të lekut kundrejt monedhave kryesore, euros dhe dollarit.

Siç kemi shpjeguar më parë, forcimi i lekut ndaj euros vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë dhe performancës së saj, sidomos me forcimin e eksporteve dhe rritjen e investimeve të huaja direkte, që kanë sjellë kapitale në valutë.

Kjo dukuri vjen si pasojë edhe e regjimit të kursit të këmbimit që ne kemi, që në 3-vjeçarin e fundit, që kemi pasur goditje të njëpasnjëshme të ekonomisë, ka ndikuar pozitivisht në absorbimin e goditjeve që ekonomia jonë ka pësuar”, tha Ibrahimaj.

“Kursi fleksibël i këmbimit ka bërë që inflacioni i importuar të ketë një ndikim më të ulët”, shtoi Ibrahimaj.

/a.r

#Shqetësues #forcimi #lekut #ndaj #euros

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button