Tech

VIDEO / Përplasen autokombanja dhe kamioni, bllokohet qarkullimi në Fier-Seman

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës në aksin Fier-Seman ku një autokombanjë është përplasur me një kamion.

Për pasojë, qarkullimi në këtë aks rrugor është bllokuar për 1 km.

Mungesa e sinjalistikës dhe rruga e ngushtë që nuk lejon shkëmbimin e mjeteve të tonazhit të rëndë ka sjellë edhe këtë aksident, i cili ka rezultuar pa pasoja apo të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit dhe ajo e rendit pasi është krijuar kaos në trafik, në të dyja kahet e rrugës.

/a.r

#VIDEO #Përplasen #autokombanja #dhe #kamioni #bllokohet #qarkullimi #në #FierSeman

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button