Sport
“Abissnet Superiore” U-19/ Skënderbeu kryeson kampionatin me 35 pikë –

Kampionati “Abissnet Superiore” U-19 për sezonin 2024/2025 kryesohet nga Skënderbeu. Pas zhvillimit të 15 javëve të para, korçarët kanë grumbulluar 35 pikë, duke treguar një formë të shkëlqyer dhe stabilitet në rezultate.
Në vendin e dytë renditet Partizani me 25 pikë, ndërsa Bylis ndjek në vendin e tretë me 23 pikë, duke plotësuar podiumin e këtij sezoni deri tani. Vllaznia dhe Tirana mbajnë përkatësisht vendin e katërt dhe të pestë.
Faza e rregullt e kampionatit përfundon pas javës së 18-të, pas së cilës do të nisë faza “play-off” dhe “play-out”, ku ekipet do të luftojnë për titullin kampion dhe mbijetesën
#Abissnet #Superiore #U19 #Skënderbeu #kryeson #kampionatin #pikë
SportExpress