Tech

Kjo është banesa e Gentian Bejtjas që u sulmua me breshëri kallashnikovi

1 person u vra dhe 2 të tjerë u plagosën në shtëpinë e Gentian Bejtjas në Larushk të Fushë-Krujës në orët e para të mëngjësit. Viktima është kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Gentianit.

Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të banesës së Gentian Bejtjas dhe dyshohet se shënjestër ka qenë pikërisht ky i fundit.

Ka vetëm një rrugicë që të çon drejt banesës së Gentian Bejtjas dhe pikërisht nga kjo rrugë ka kaluar makina atentatorëve. Në zonë ka vetëm një kamera sigurie, siç raporton gazetari Bajraktari, që do të kqyret nga grupi hetimor.

Pas të shtënave, vrasësit u larguan me shpejtësi dhe dogjën makinën në zonën e lapidarit në Tapizë.

Makina ishte pa targa dhe e vjedhur në Tiranë. Brenda makinës u gjetën 3 kallashnikovë.

Theksojmë se Gentian Bejtja u ka shpëtuar 3 atentateve të organizuara ndaj tij.

/a.r

#Kjo #është #banesa #Gentian #Bejtjas #që #sulmua #breshëri #kallashnikovi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button