Atentati me një të vrarë dhe dy fëmijë të plagosur, Policia: Kemi shoqëruar tre persona

Policia e Shtetit ka reaguar sa i përket sulmit me armë ndaj banesës së Gentjan Betjes, ku mbeti i vrarë kunati i tij dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.
Sipas uniformave blu, deri tani janë shoqëruar tre persona që mund të kenë dijeni për krimin e rëndë.
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:
Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).
Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.
/a.r
#Atentati #një #të #vrarë #dhe #fëmijë #të #plagosur #Policia #Kemi #shoqëruar #tre #persona