Sport

Pushimet magjike të Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez/ Çifti shijon dritat e veriut në shtëpinë e Santa Claus

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij po i kalojnë pushimet e fundvitit në Lapland të Finladës, vendi i cili njihet si shtëpia zyrtare e Santa Claus.

Dyshja kanë publikuar foto në Instagram.

Ata kishin prenotuar një vilë, ndërsa jashtë vendi ishte i pushtuar nga dëbora.

Të gjithë, përfshirë Ronaldon, Georgina-n, ishin veshur njësoj me pizhame për natën e Krishtlindjes.

Për vizitë u erdhi edhe babagjyshi i festave, që u dhuroi fëmijëve të tyre dhurata.

“Pjesa më e rëndësishme e Krishtlindjeve”, shkroi Ronaldo në postimin e tij.

Më pas ata shijuan dritat magjike të aurora borealis.

Lapland njihet si shtëpia “zyrtare” e Santa Claus. Qyteti i Rovaniemit shpesh konsiderohet si fshati i Santa Claus, duke tërhequr turistë nga e gjithë bota, veçanërisht gjatë sezonit të Krishtlindjeve.

#Pushimet #magjike #të #Cristiano #Ronaldos #dhe #Georgina #Rodriguez #Çifti #shijon #dritat #veriut #në #shtëpinë #Santa #Claus
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button