FSHF Sunday League 11 vs 11 në Korçë/ FC Helzag fiton finalen, mund KF Kalajan 1-0 në stadiumin “Skënderbeu” –

FC Helzag triumfoi sërish në finalen e “FSHF Sunday League” në formatin 11×11 në zonën e Korçës. Skuadra e Helzag u përball në finale me KF Kalaja në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës dhe fitoi me rezultatin minimal 1-0.
Një ndeshje e bukur, me emocione dhe e luftuar deri në minutat e fundit. Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa ndeshja u vendos në fraksionin e dytë në minutën e 76-të nga një gol i Zamir Shahinajt.
Ky ishte trofeu i tretë radhazi kampion në “FSHF Sunday League” 11×11 në zonën e Korçës për skuadrën e FC Helzag dhe i katërti në histori.
Në përfundim të finales u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve nga Drejtoria e Futbollit Amator në FSHF.
#FSHF #Sunday #League #në #Korçë #Helzag #fiton #finalen #mund #Kalajan #në #stadiumin #Skënderbeu
SportExpress