Sport

Janë favoritët më të mëdhenj për titullin –

Atalanta është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer deri më tani. Bergamaskët po prijnë Serinë A dhe duken ndër pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion. Të njëjtin mendim ndaj edhe Xhuzepe Marota. CEO i Interit ka thënë për “Sky Sports” se Atalanta, ndryshe nga vitet e kaluara, ka arritur pjekurinë dhe bindshmërinë e duhur për të fituar kampionatin. Marota vlerëson maksimalisht modelin e klubit nga Bergamo, por e sheh si të vështirë zbatimin e këtij modeli te klubet e mëdha.

“Besoj se një nga favoritët më të mëdhenj këtë vit është Atalanta. Ata e kanë arritur atë pjekuri, atë besueshmëri, atë bindshmëri që nuk e kanë pasur kurrë më parë. Mendoj se janë një model i shkëlqyer për t’u ndjekur, sigurisht jo për klubet e mëdha, sepse është i vështirë. Por ata kanë treguar që mund të fitojnë pa shpenzuar shumë para. Por i referohem këtu Ligës së Europës”, është shprehur Xhuzepe Marota./Sport Ekspres/

#Janë #favoritët #më #të #mëdhenj #për #titullin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button