Sport

E ndërroi gjelin e detit me video analiza ndeshjesh! Pep Guardiola në operacionin e mbijetesës, lojtarët e Man City flen në klub për natën e Krishtlindjeve

Është mbrëmje festive Krishtlindjesh apo një mbrëmje që mund të vendos fatin e karrierës së tyre? Lojtarët e Manchester City kanë kaluar një natë të pazakontë, atë të 24-25 dhjetorit. Teksa të gjithë të tjerët ishin pranë familjeve të tyre për të festuar sadopak, ata të Manchester City u gjendën në klub duke bërë video analiza të Evertonit.

Duket si një operacion mbijetese, Pep Guardiola e di fare mirë se nëse humb edhe kundër Everton, turpërimi më i madh i karrierës së tij, shkarkimi, nuk do të ishte më një mision i pamundur. Për këtë arsye ai ka “dënuar” lojtarët për shkak të formës së tyre negative duke i lënë në klub dhe larg familjarëve të tyre. Nesër do të shihet sesa efektive është kjo metodë, nëse lojtarët do të reagojnë duke treguar punën e tyre teksa të gjithë të tjerët pushonin apo do të lëshojnë përfundimisht Guardiolën, për momentin gjeli i detit dhe pema e krishtlindjeve u ndërrua me video-analizash. /Sport Ekspres/

#ndërroi #gjelin #detit #video #analiza #ndeshjesh #Pep #Guardiola #në #operacionin #mbijetesës #lojtarët #Man #City #flen #në #klub #për #natën #Krishtlindjeve
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button