Aktualitet

“Mosbindja civile” përsërit vetveten, sërish i njejti skenar për protestën e sotme, policia “blindon” Tiranën! 1400 efektivë në terren

Partia Demokratike në kuadër të aksionit të mosbindjes civile zhvillon pasditen e sotme protestën e rradhës, e cila do të shtrihet në 5 pika kyçe të kryeqytetit, me një skenar të ngjashëm me ato të zhvilluara deri më tani.

Risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili vetëm pak javë më parë fitoi lirinë, pasi GJKKO i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas 333 ditësh izolim.

Lidhur me protestën e opozitës në terren janë angazhuar 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen.

Pikat ku do të protestohen janë: Bashkia e Tiranës, pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Ura te rruga e Elbasanit dhe sheshi Ëilson. Këto segmente pritet të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.

#Mosbindja #civile #përsërit #vetveten #sërish #njejti #skenar #për #protestën #sotme #policia #blindon #Tiranën #efektivë #në #terren
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button