Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin e mjeteve/ Policia apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Policia e Korçës i ka drejtuar një apel të gjithë përdoruesve të rrugës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa qarku është pvrfshirë nga moti i keq dhe reshjet e dëborës.
“Duke qenë se territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshje dëbore, shërbimet e Policisë janë në gatishmëri në të gjitha akset rrugore, për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve, në rast nevoje.
Akset rrugore “Boboshticë-Dardhë”, “Voskop-Voskopojë”, “Zvezdë-Pustec-Dogana Giricë, Korçë-Vithkuq” dhe “Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik”, janë të kalueshme, pavarësisht se ka prezencë të dëborës.
Borëpastrueset janë në terren, për të mundësuar kalimin pa problem në të gjitha akset rrugore.
Policia e Korçës iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet e tyre, ndërsa në raste emergjence të kërkojnë ndihmën e Policisë në numrin 129”, thuhet në njoftimin e Policisë.
#Reshjet #dëborës #vështirësojnë #qarkullimin #mjeteve #Policia #apel #qytetarëve #Shmangni #lëvizjet #panevojshme
Java News