Sport

Spektakël që vetëm Premier Liga di ta ofrojë! Liverpuli i Slotit është i pandalshëm, fiton mes 9 golave kundër Totenhemit –

Mbrëmje spektakli që vetëm Premier Liga di ta ofrojë. Totenhem-Liverpul ka përfunduar me shifrat 3-6. Të kuqtë e Slotit janë të pandalshëm, duke marrë një tjetër fitore të rëndësishme për rrugëtimin drejt titullit kampion.

Ndeshja u zhllokua nga Diazi në minutën e 23-të, ndërsa më pas ishte Mek Allisteri ai që dyfishoi shifrat në minutën e 36. Madisoni ngushtoi diferencat në të 41-tën, por vetëm 5 minuta më vonë Zobozlai e dërgoi Liverpulin në dhomën e zhveshjes në epërsi 1-3.

Në pjesën e dytë ishte Mohamed Salahu ai që tundi rrjetën dy herë, përkatësisht në minutën e 54-t dhe të 61-të. Kulusevski (72’) dhe Solanke (83’) ngushtuan diferencat me shpresën për të përmbysur ndeshjen për Totenhemin, por Diazi shuajti shpresat e tyre me golin e shënuar në minutën e 85. Liverpuli triumfoi kështu me shifrat 3-6 dhe thellon diferencën me Çelsin e vendit të dytë. Vlen të theksohet se të kuqtë kanë edhe një ndeshje më tepër në dispozicon për të zhvilluar./Sport Ekspres/

#Spektakël #që #vetëm #Premier #Liga #ofrojë #Liverpuli #Slotit #është #pandalshëm #fiton #mes #golave #kundër #Totenhemit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button