Sport

Usyk mbetet i pamposhtur, mund sërish Tyson Fury-n dhe mbron titujt kampionë –

Vëmendja e sportdashësve këtë mbrëmje ishte në Riad, atje ku u zhvillua sfida e shumëpritur e boksit. Usyk dhe Fury, dy gjigantë që për të dytën herë u vunë përballë njëri-tjetrit në ring. Edhe këtë herë, fitorja shkoi për boksierin ukrainas.

Usyk fitoi me vendim unanim kundër Fury-t, duke mbetur i pamposhtur në karrierën e tij. Gjyqtarët vendosën të tre me pikët 116-112 në favor të sportistit ukrainas, që mbrojti kështu me sukses titujt kampionë./Sport Ekspres/

#Usyk #mbetet #pamposhtur #mund #sërish #Tyson #Furyn #dhe #mbron #titujt #kampionë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button