Aktualitet
Sërish vetëaksidentohen policët në veri

Mëngjesin e sotëm, në rrugën magjistrale Ribariq-Mitrovicë, në segmentin në Varagë, ka ndodhur një vetëaksident ku është përfshirë një automjet i Policisë së Kosovës.
Vetëaksidentin e ka konfirmuar për , zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani.
“Pak para ores 08.00. Aksident në Varage, Zubin Potok. Një veturë e policisë e vet aksidentuar”, tha Elshani.
Si pasojë e këtij vetëaksidenti, tre polic kanë pësuar lëndime të lehta.
Ky është vetëaksidenti i dytë brenda javës i Policisë në veri.
Te premten e kaluar tetë policë u lënduan nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës.
#Sërish #vetëaksidentohen #policët #në #veri
gazetablic.com