Përplasje mes demokratësh në Kuvend/ Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: M’u hiq, po keqpërdoresh!

Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur në Kuvend me kryetarin e partisë Mundësia, Agron Shehaj, pasi ky i fundit bllokoi flotoren.
Noka i kërkoi të lironte foltoren, duke i thënë “Largohu”. Ndërsa Shehaj nuk lëviz, Noka i thotë “Agron, m’u hiq” dhe më pas e shtyn me shpatull.
“Kur të them unë largohu, mu largo. Mbylle tani”, i tha Noka, ndër të tjera, ndërsa Shehaj hyn sërish live në rrjete sociale.
Noka ia kap telefonin nga duar dhe ia hedh, më pas ndërhyn Garda.
Debati:
Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i veliajt këtu.
Hapuni çuna, nuk ka nevojë këtu.
Mu hiq qafe, ik s epo flas. Mu hiq, mu hiq. Mu hiq se po flas, o Gron mu hiq.
Largohu nga foltorja boll e bëre teatrin sot.
Kur tu them mu largo, mu largo.
#Përplasje #mes #demokratësh #në #Kuvend #Noka #shtyn #Shehajn #nga #foltorja #dhe #hedh #telefonin #në #tokë #hiq #keqpërdoresh
Java News