Aktualitet

Përplasja fizike Noka-Shehaj, Ardit Rada: Opozita e copëtuar, incidentet nuk i bëjnë nder!

Gazetari Ardit Rada duke komentuar incidentin që ndodhi në sallën e Kuvendit mes deputetëve Flamur Noka dhe Agron Shehaj tha se këto përplasje nuk i bëjnë mirë opozitës.

Në “Opinion” në News24 , Rada tha se kemi një opozitë të copëzuar ku disa parti do të garojnë më vete, pra pa një koalicion me PD-në e Sali Berishës.

“Kemi nga Agron Shehaj te Dashamir Shehi që do të dalin më vete si parti”, tha Rada.

Një incident ka ndodhur në sallën e Kuvendit mes deputetëve Flamur Noka dhe Agron Shehaj. Deputeti Shehaj prej disa orësh po proteston në sallën e Kuvendit, duke kërkuar fjalën për procedurë.

Në një moment Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ka shkuar te Foltorja për të marrë fjalën, por atje ndodhej deputeti Shehaj.

Në këtë moment Noka ka shtyrë forcërisht Shehajn duke e larguar nga foltorja. Ishte deputeti Luan Baçi që ka ndërhyrë mes dy deputetëve duke shmangur ndoshta një konfrontim fizik.

#Përplasja #fizike #NokaShehaj #Ardit #Rada #Opozita #copëtuar #incidentet #nuk #bëjnë #nder
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button