Life Style

Raportet e KLGJ dhe SPAK, Berisha porosi deputetëve: Mos ikni nga seanca, duhet të debatojmë

Në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua paraditen e sotme mbledhja e Grupit Parlamentar.

Në nisje të mbledhjes, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij, ku ka theksuar disa nga ligjet dhe projektligjet që opozita ka propozuar.

Teksa është parashikuar që në Kuvend të paraqiten raportet e SPAK dhe KLGJ për vitin 2022, Berisha i ka thënë grupit parlamentar se do të qëndrojnë për debat në seancën plenare.

Sali Berisha: Këta nuk kanë lejuar debat për këto raporte. Ne duhet të qëndrojmë fuqishëm për debat dhe diskutime sepse raportet që paraqiten sot, duhet të kenë personazhe kryesore Edi Ramën, Belinda Ballukun, Erion Veliajn, Taulant Ballën, Ulsi Manjën, cilindo që del përpara aty, e ka emrin në ato raporte dhe është i pacituar. Ata do të kishin në fjalimet tona aktakuzën publike për ta dhe për prokurorët e partisë që nuk thonë një fjalë për ta, kanë gjetur mënyrën për të privuar parlamentin nga diskutimi. Dështimi përfundimtar i kësaj reforme. Kemi shumë lëndë për të diskutuar. Kjo ështyë histori e turpshme që të mendosh t’i kalojmë pa debat lëto raporte, është akti më i papërgjegjshëm sepse dalin të gjitha krimet e ministrave, vëllezërve dhe motrave të ministrave e me radhë.

Kryetari i PD-së, Berisha ka kërkuar që ligji për lustracionin të sillet në Parlament.

Sali Berisha: Vazhdon dhunimi i të drejtave të opozitës në parlament, dhe nismat tona të cilat në çdo parlament të botës detyrimisht, do të ndiqnin rregullat parlamentare bllokohen pa asnjë arsye ligjore, por kryekëput politike për të mohuar të drejtat më elementare të deputetit dhe opozitës në parlament. Siç e dini janë një seri nismash të grupitotnë parlamentar, të cilat kanë muaj e muaj që mbahen në sirtaret e Lindës së Parlamentit me urdhër të Edi Ramës në mënyrën më absurde,, në mënyrën më të padrejtë, dhe vazhdohet sikur nuk ndodh asgjë. Prej mbi 6 muaj ne kemi dërguar në parlament ligjin e lustracionit. Ky ligj është ligji i cili, jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarët e lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, ose jo me Sigurimin e Shtetit, por ai detyron largimin nga shërbimi, detyra e atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Ky ligj është aplikuar plotësisht në vitit 1996. Në vitin 1997 ligji nuk është hedhur poshtë, por është hedhur poshtë lustracioni si komponent i ligjit, dhe vzhdoi për një kohë si i tillë. Në vitin 2008, ne përsëri rikthyem në parlament ligjin e lustracionit. Gjykata Kushtetuese me kërkesë të Edi Ramës e hodhi poshtë ligjin, në mënyrë plotësisht antikushtetuese, pasi të njëjtin ligj Gjykata Kushtetuese nëvitin 1996 e kishte shpallur të vlefshëm, kushtetues. Por ligjet e mëvonshme këtë ligje lënë plotësisht kushtetues, sepse në ndryshimet kushtetuese që u bënë lustracioni, apo largimi nga sistemi i drejtësisë i ish-nashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit u stipulua, u sanksionua në Kushtetutë. Kështu që tani, ligji i lustracionit ka një bazë solide të padiskutueshme.

Kryedemokrati Berisha gjatë fjalës së tij ka thënë se rezoluta e genocidit serb në Kosovë bllokohet prej një viti nga kryeministri Rama, i cii sipas Berisha, nuk e lejon të vijë në Parlament.

/a.r

#Raportet #KLGJ #dhe #SPAK #Berisha #porosi #deputetëve #Mos #ikni #nga #seanca #duhet #të #debatojmë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button