Aktualitet

Babai i ministrit shqiptar ndërron jetë në moshën 109 vjeçare, më i moshuari në rajon

Ramiz Selmani, një shqiptar nga fshati Llojan i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë në moshën 109 vjeçare. Ai raportohet se ka qenë personi më i moshuar në rajonin tonë, por për këtë nuk ka një të dhënë konkrete.

“S’ka dyshim që çdo shpirt i gjallë do ta shijojë vdekjen. Sot në moshën 109 vjeçar ndërroi jetë Ramiz Selmani, njeriu më i moshuar në rajon, i cili jetoi jetën me shëndet të mirë.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Llojan. Allahu e mëshiroftë të ndjerin, kurse familjes dhe miqve i dhëntë durim”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga fshati Llojan në rrjetet sociale.

Ramiz Rexhep Selmani, i njohur si Baci Ramiz, ka lindur më 10 tetor 1914 dhe ishte  është njeriu më i vjetër në moshë i njohur gjallë në Maqedoninë e Veriut. Ndoshta edhe njeriu më i vjetër ndonjëherë, sipas të dhënave në internet.

Ai ishte fëmija i dytë në një familje etnike shqiptare nga babai Rexhep Selmani dhe nëna Hajrije Selmani. Një nga djemtë e tij ishte gjeografi i njohur shqiptar dhe deputeti i Kuvendit të Maqedonisë Asllan Selmani.

Në dy mandate ishte deputet i popullit në Parlamentin e Maqedonisë (në zgjedhjet parlamentare të vitit 1990 dhe 1998). Po ashtu, në vitin 1992 kreu shërbimet si Ministër i Shkencave deri në vitin 1994, që përsëri të zgjidhet në të njëjtin post në vitin 1996 e deri në 1998. Deputeti shqiptar Asllan Selmani vdiq më 3 tetor 2011.

Sipas statistikave të Byrosë për Statistikat e Popullsisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri një vit më parë Ramiz Selmani ishte njeriu më i vjetër i gjallë në vend. Në maj 2021, ai mori vaksinën kundër Covid-19, duke e bërë atë një nga njerëzit më të vjetër të njohur që mori vaksinën.

/a.r

#Babai #ministrit #shqiptar #ndërron #jetë #në #moshën #vjeçare #më #moshuari #në #rajon

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button