Sport

VIDEO/ Donaruma e pëson si në “UFC” dhe lë fushën i gjakosur pas shkelmit në fytyrë, kundërshtari e kalon vetëm me një qortim –

Xhanluixhi Donaruma ka lënë fushën përpara kohe mbrëmjen e sotme. Sfida e tij kundër Monakos ka përfunduar në minutën e 22-të. Portieri italian ka pësuar një shkel në fytyrë si në sportet e arteve marciale.

Singo, në përpjekje për të kërcyer bashkë me topin sipër Donarumës, ka goditur me takë në fytyrë këtë të fundit. Gjuajtja ishte mjaft e rëndë, duke lënë të përgjakur gardianin e PSG-së. Megjithatë, arbitri u mjaftua vetëm me një qortim për Singon, i cili ishte i ndëshkuar më herët me karton të verdhë./Sport Ekspres/

#VIDEO #Donaruma #pëson #në #UFC #dhe #lë #fushën #gjakosur #pas #shkelmit #në #fytyrë #kundërshtari #kalon #vetëm #një #qortim
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button