Sport

Çezena shpërfytyrohet pa Shpendin në fushë, Atalanta i jep leksion futbolli dhe i shënon 6 gola –

Atalanta është çerekfinalistja e radhës e Kupës së Italisë. Bergamaskët kanë siguruar kualifikimin lehtësisht mbrëmjen e sotme përballë Çezenës. Këta të fundit janë shpërfytyruar pa Kristjan Shpendin në fushë, duke u mposhtur me goleadë nga Atalanta.

Skuadra nga Bergamo i ka dhënë leksion futbolli bardhezinjve, teksa ka triumfuar me shifrat e thella 6-1. Autorët e golave për Atalantën ishin Xapakosta (5’), De Ketelare (8’, 35’), Samardziçi (27’, 71’) dhe Breshianini (54’). Ndërkaq, goli i nderit për Çezenën u shënua në minutën e 90 të takimit nga Cisei. Titullar në fushën e lojës ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili u zëvendësua në minutën e 63-të, kur rezultati ishte 5-0 në favor të Atalantës./Sport Ekspres/

#Çezena #shpërfytyrohet #Shpendin #në #fushë #Atalanta #jep #leksion #futbolli #dhe #shënon #gola
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button