Sport
VIDEO/ Myrto Uzuni dhuron “show” me “hat trick” në Spanjë, shkon në shifrën e 14 golave në kampionat –

Sot ishte mbrëmja e Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar ka dhuruar “show” për tifozët e Granadës, duke i dhënë skuadrës fitoren e thellë 4-1 përballë Kartagjenës. Këta të fundit zhbllokuan rezultatin që në minutën e 12 të takimit me anë të Vajesit, por vetëm 2 minutë më vonë erdhi kundërpërgjigja e lojtarit beratas.
Uzuni shkundi rrjetën edhe dy herë të tjera, përkatësisht në minutën e 27 dhe në minutën e 73-të. Futbollisti i Granadës realizoi kështu një “hat trick”, i cili e dërgon në krye të liëstës së golashënuesëve në La Liga 2, me plot 14 gola të shënuar. Një sezon i jashtëzakonshëm për Myrto Uzunin./Sport Ekspres/
#VIDEO #Myrto #Uzuni #dhuron #show #hat #trick #në #Spanjë #shkon #në #shifrën #golave #në #kampionat
SportExpress