Aktualitet
VIDEO/ Festë me shqiponjë në Glasgow, Nedim Bajrami realizon gol në finalen e Kupës ndaj Celtic

Nedim Bajrami është njeriu i momentit te Rangers. Mesfushori kuqezi ia doli që të shënojë gol në finalen e Kupës së Skocisë, në ndeshjen ndaj Celtic, që mbahet në Hampden Park (Glasgow).
Pas një topi të pritur nga portieri Kasper Schmeichel, Bajrami tregohet i vëmendshëm dhe me një goditje tokazi, dërgon topin në rrjetë.
Festa e tij e zakonshme, 25-vjeçari bëri edhe shqiponjën. Lojtari i Kombëtares po luan sezonin e tij të parë me Rangers, teksa më herët është aktivizuar te Empoli dhe Sassuolo./a.m.
#VIDEO #Festë #shqiponjë #në #Glasgow #Nedim #Bajrami #realizon #gol #në #finalen #Kupës #ndaj #Celtic
Java News