Sport
Përfundon java e 18/ Teuta mposht Egnatian, nuk ka fitues në duelin e zonës së ftohtë –

Ka përfunduar sot java e 18 e “Abissnet Superiore”-s. Egnatia nuk ia ka dalë të marrë vendin e parë të renditjes. Rrogozhinasit janë mposhtur me shifrat 2-1 nga Teuta. Transferta nuk ka shkuar ashtu siç pritej për kampionët në fuqi të kampionatit, të cilët tashmë gjenden në vendin e 4-t në renditje, me 30 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë nuk ka pasur fitues në duelin e zonës së ftohtë mes Skënderbeut dhe Bylisit. Ndeshja mes skuadrave që mbajnë dy vendet e fundit në “Abissnet Superiore” ka përfunduar në barazim 2-2./Sport Ekspres/
#Përfundon #java #Teuta #mposht #Egnatian #nuk #fitues #në #duelin #zonës #së #ftohtë
SportExpress