Aktualitet

Saliu që nuk njeh baxhanakun, njeh kushëririn e gruas së Dumanit

Nga Namir Lapardhaja

Saliu që nuk njeh baxhanakun që humbi jetën teksa punonte tek i biri në Gërdec, njeh sot kushëririn e Dumanit që punonte në Bashkinë e Tiranës.

Të merresh me kushërinjtë e gruas së të tjerëve, është më tepër se agjitacion dhe propagandë, është çmenduri. Edhe në diktaturë nuk shkonin deri tek djali i dajës së gruas kur e rrethonin dikë me rreth të kuq.

Megjithatë, ideja se kreu i SPAK-ut ‘akuzohet’ vetëm për kushëririn e gruas, duhet ta shohim si lajm të mirë, pasi kanë gërmuar për shkelje dhe abuzime dhe i kanë ngritur vetëm një “akt-akuzë”: kushëriri i gruas ka punuar te Erjon Veliaj.

Edhe sikur ta kishin kapur duke vjedhur s’do ishte lajm, jo më të jetë se punon. Doktor, mblidhe mendjen- do flasësh ndonjëherë si burrë shteti apo je padron i “qytetarit dixhital” që sa e sa herë të ka mashtruar duke të kthyer në përhapës gënjeshtrash dhe të ka bërë qesharak në sytë e njerëzve.

Është e vërtetë Doktor, demokracia të jep të drejtë të besosh ëndrra të ndryshme, madje dhe t’ia fusësh dhe kot.

Por ti Doktor, po e përdor për të fyer e shpifur, duke turpëruar mijëra shqiptarë që të kanë votuar, mes të cilëve edhe unë, me besimin se ke qenë i shqetësuar për Shqipërinë.

Por gabuam- ti paske pasur shqetësim vetëm familjen tënde, dhe sot je garancia e pushtetit të njeriut që po merr më qafë të ardhmen e shqiptarëve- Edi Ramës!

 

#Saliu #që #nuk #njeh #baxhanakun #njeh #kushëririn #gruas #së #Dumanit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button