Aktualitet

Everton siguron barazimin ndaj Arsenalit, Broja gjysmë ore në fushë

Armando Broja luajti për rreth gjysmë ore lojë në ndeshjes e kësaj të shtunë mes Arsenalit dhe Evertonit, ndeshje e zhvilluar në Emirates dhe që përfundoi me rrjeta të paprekura.

Ishte minuta e 66-të kur Broja u hodh në fushë në vend të Calvert-Leëin, në rolin e sulmuesit të parë.

Sulmuesi  kuqezi dha shenja se po arrin formën e duhur fizike me disa sprinte të shkurtra dhe goditje të lira të fituara, duke i dhënë frymëmarrje ekipit të tij.

Ndalet edhe Liverpooli, që mori vetëm një pikë ndaj Fulhamit në Anfield me rezultatin përfundimtar 2-2.

endësit u gjendën në disavantazh në minutën e 11-të falë golit të Pereiras e vetëm pesë minuta më vonë Robertson u ndëshkua me karton të kuqë duke vështirësuar gjithçka për ekipin e drejtuar nga Arne Slot.

Në fillim të pjesës së parë barazoi rezultatin holandezi Gakpo, por Fulhami mori  për herë të dytë epërsinë falë golit të Muniz në të 76-tën.

Edhe pse në inferioritet numerik, Liverpooli shmangu humbjen me golin e Diogo Jotas katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt, për rezultatin përfundimtar 2-2.

Liverpooli vazhdon të kryesojë Premier League-n me 36 pikë, i ndjekur nga Chelsea (31) e Arsenali (30).

 

#Everton #siguron #barazimin #ndaj #Arsenalit #Broja #gjysmë #ore #në #fushë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button