Sport

Investimet e FSHF në infrastrukturë, ndërtohet fusha e radhës në kompleksin e Dinamo City –

Në kuadër të projektit madhor “100 fushat”, Federata e Futbollit ka mbyllur me sukses investimin e radhës në kompleksin e klubit Dinamo City.

 

Punimet për fushën me bar artificial kanë përfunduar dhe kjo është fusha e dytë që FSHF ka ndërtuar në këtë kompleks.

Tashmë, fusha është e aksesueshme dhe në të stërviten dhe luajnë të gjitha grupmoshat e Dinamo City.

 

Investimet e FSHF në ndërtimin e fushave nuk ndalen, ndërsa po punohet me ritme të shpejta edhe në disa stadiume, në kuadër të Kampionatit Europian U-17 2025, që do të organizohet në vendin tonë nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.

#Investimet #FSHF #në #infrastrukturë #ndërtohet #fusha #radhës #në #kompleksin #Dinamo #City
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button