Aktualitet

Po shkëlqen me Skënderbeun, klubi suedez “piketon” Rashicën

Ermir Rashica është një nga lojtarët më të spikatur në Superligë këtë sezon. Sulmuesi i Skënderbeut, numëron gjashtë gola të shënuar deri tani, ndonëse skuadra korçare renditet në vendin e fundit.

Me formën e treguar, Rashica ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Ndër to është edhe AIK në Suedi, që e ndjek lojtarin prej kohësh.

Sipas asaj që raportohet nga Suedia, drejtuesit e klubit të AIK-ut e kanë sulmuesin e Shqipërisë U-21 në listën e dëshirave dhe do të provojnë ta afrojnë në merkaton e dimrit.

Një largim i Rashicës, do të dobësonte më tepër Skënderbeun, që këtë sezon po has probleme të mëdha dhe rrezikojnë rënien.

#shkëlqen #Skënderbeun #klubi #suedez #piketon #Rashicën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button