Aktualitet
Mbetën jashtë garës për shef komisariati, 9 kandidatë ankimojnë pikëzimin

Gjatë dy ditëve të fundit që ishte dhe afati për ankimimin e pikëzimit për garën për shef komisariati, 9 prej kandidatëve kanë bërë ankimim pranë Policisë së Shtetit.
Ata kanë ankimuar renditjen e tyre të bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, të cilët i kanë renditur me më pak se 70 pikë duke i lënë kështu jashtë garës për shef komisariati.
Ankimimet e bëra do të shqyrtohen nga komisioni gjatë ditës së hënë dhe të martë ndërsa të mërkurën pritet të listohen drejtuesit e rinj në 48 komisariatet e vendit.
#Mbetën #jashtë #garës #për #shef #komisariati #kandidatë #ankimojnë #pikëzimin
Java News