Aktualitet
Akuzohet për mashtrim, Gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për aktorin Rezart Veleshnja

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, është ndaluar ditën e sotme nga Policia, pasi akuzohet për mashtrim.
Përmes një njoftimi, Policia bëri të ditur se ai me anë të mashtrimit i ka marrë një personi një automjet dhe më pas e ka shitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, njofton policia.
Ndërkohë media mëson se Gjykata e Durrësit ka vendosur ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’ dhe ka vlerësuar të paligjshme masën e arrestit të kërkuar nga Prokuroria.
#Akuzohet #për #mashtrim #Gjykata #vendos #detyrim #paraqitje #për #aktorin #Rezart #Veleshnja
Java News