“Venecia ishte e qartë për Xhaçkën”, Petro Koçi: Pse vota e deputetit nuk mund të imponohet

Deputeti i PS, Petro Koçi, i ftuar në studion e Neës24 ka komentuar zhvillimet me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, duke u ndalur edhe te opinioni i dhënë nga Komisioni i Venecias.
Sipas tij opinioni i dhënë nga Venecia ishte i qartë, duke thënë se vota e deputetit nuk mund të imponohet dhe se ky i fundit është sovran i votës së tij.
Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese është ajo që interpreton Kushtetutën, por është roli i gjithë të tjerëve për të mbrojtur atë.
“Opinioni i Venecias ishte i qartë duke thënë se vota e deputetit nuk mund të imponohet. Ai është sovrani i votës. Kushtetutën e interpreton GJK, por e mbrojnë të gjithë, mes tyre edhe Parlamenti”, u shpreh ai.
#Venecia #ishte #qartë #për #Xhaçkën #Petro #Koçi #Pse #vota #deputetit #nuk #mund #të #imponohet
Java News