Sport
Zoti e mori pranë vetes përpara kohe lojtarin shqiptar, momenti i trishtë për gjithë futbollin tonë –

Një tjetër lajm i trishtë vjen nga futbolli shqiptar. Një tjetër humbje jete dhe në kulmin e rinisë. Erjon Morina nuk ka fituar dot ndeshjen më të rëndësishme, atë kundër vdekjes. 22-vjeçari pësoi një sulm në zemër teksa ishte në stërvitje me ekipin përpara disa kohësh.
Futbollisti i Vushtrisë qëndroi i shtruar në spital deri në momentin e fundit, por ka ndërruar jetë. Zoti e mori pranë vetes përpara kohe, duke lënë një boshllëk të madh te familja e tij dhe në gjithë ambientin sportiv mbarëshqiptar. /Sport Ekspres/
#Zoti #mori #pranë #vetes #përpara #kohe #lojtarin #shqiptar #momenti #trishtë #për #gjithë #futbollin #tonë
SportExpress