Sport
E FUNDIT/ Anija e Guardiolës “fut ujë” përsëri, Juventusi zhyt më thellë në krizë Mançester Sitin –

Kriza e Mançester Sitit nuk ka fund. Anija e Pep Guardiolës “ka futur ujë” përsëri. Humbja e radhës këtë herë ka ardhur nga Juventusi. Bardhezinjtë kanë mposhtur “qytetarët” me rezultatin 2-0. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit.
Fillimisht ishte Vlahoviçi ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të, ndërsa në të 75-n Mekeni dyfishoi rezultatin. Ndeshja përfundoi me shifrat 2-0, çka i sjell Juventusit 3 pikë mjaft të vlefshme. Siti tashmë ndodhet në vendin e 22-të në renditjen e Ligës së Kampionëve, duke rrezikuar kualifikimin në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë./Sport Ekspres/
#FUNDIT #Anija #Guardiolës #fut #ujë #përsëri #Juventusi #zhyt #më #thellë #në #krizë #Mançester #Sitin
SportExpress