Lista Serbe nis fushatën për zgjedhjet në Republikën e Kosovës me propagandë kundër Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek ka deklaruar se Lista Serbe ka vendosur të merr pjesë në zgjedhjet e Kosovës më 9 shkurt, “për faktin se serbët po përjetojnë momentet më të vështira që nga viti 1999” dhe se “represioni i përditshëm i regjimit në Prishtinë i ka çuar në situatë që të luftojnë për mbijetesë në vatrat e tyre shekullore”.
Në një intervistë për gazetën serbe “Politika” ai ka thënë se Lista Serbe “ka qenë gjithmonë me popullin e saj, edhe atëherë kur përfaqësuesit e serbëve i kanë braktisur institucionet kosovare, duke besuar se kjo do të tërhiqte vëmendjen e opinionit ndërkombëtar”, duke u përpjekur ta arsyetojë politikën diletante të liderin e tij suprem i cili i detyroi serbët të largohen nga këto institucione.
“U bë e qartë se Prishtina nuk e ka problem me shkeljen e ligjit dhe se përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk janë të shqetësuar për vuajtjet e serbëve, prandaj ne morëm vendimin që të luftojmë në mënyrë demokratike për të drejtat e popullit serb dhe të mbrojmë popullin tonë përmes fitores në këto zgjedhje dhe të krijojmë kushte në të cilat represioni do të përfundojë mbi popullin tonë”, ka thënë Ellek.
#Lista #Serbe #nis #fushatën #për #zgjedhjet #në #Republikën #Kosovës #propagandë #kundër #Kosovës
gazetablic.com