Jaber Mohamed ‘fantazma’ e sponsorizime fiktive: The Times ‘gozhdon’ Manchester City

Një sezon për t’u mbajtur mend për Manchester City që pushtoi një “Treble” historike. Nëse gjërat shkojnë mrekullisht në drejtkëndëshin e gjelbër me fitimin e Champions League, jashtë fushës po komplikohen. Të tjera akuza me karakter ekonomik kanë mbërritur për klubin e sheikëve. Gazeta britanike The Times ka analizuar një lëvizje kapitali dhe ka bërë një akuzë të rëndësishme. Më misteriozi duket një person, Jaber Mohamed, që UEFA nuk po e identifikon dot.
The Times, gazeta autoritare britanike, ka analizuar bilancin e Manchester City për sezonin 2012-2013. Një buxhet, i pranishëm në raportin e UEFA-s të 2020, i cili nuk është publikuar asnjëherë. Ai flet për një lëvizje kapitali prej rreth 35 milionë euro nën sponsorizime. Por rezultoi se këto shifra erdhën nga huatë e Emiratet e Bashkuara Arabe, pikërisht nga kompania Etisalat. Një situatë e cila gjatë gjyqit mes City dhe UEFA, çoi në përjashtimin e klubit nga kompeticionet evropiane për dy vjet. Vetëm se ky sanksion më pas u anulua.
Ndonëse gjyqi u mbyll me anulimin e skualifikimit për dy vite në kompeticionet europiane, kjo e dhënë e re mund ta rihapë. Në fakt, në Angli nuk ka kushte për përshkrimin dhe për këtë arsye këto akuza vazhdojnë të jenë prezente në listën prej 115 shkeljesh që i atribuohen klubit. Avokati i Citizens përsëriti se si ato 35 milionë janë përdorur nga Jaber Mohamed. Ai ofronte shërbime financiare dhe ndërmjetësimi për kompanitë arabe. UEFA nuk e gjeti dhe nuk e identifikoi kurrë këtë person dhe për City vazhdojnë të mbeten problemet ligjore me UEFA dhe Football Association.
#Jaber #Mohamed #fantazma #sponsorizime #fiktive #Times #gozhdon #Manchester #City
Lapsi