Sport

FOTO/ Lady Trapp ndez rrjetet sociale me foto joshëse: portieri aprovon

Trapp

Vera ka ardhur e futbollistët dhe shokët e tyre po shijojnë pushimet e merituara përpara se të hidhen me kokë në sezonin e ri. Det, plazhe, luks dhe foto të pashmangshme në rrjetet sociale. Një mënyrë për të dokumentuar udhëtime në destinacione pak a shumë ekzotike. E Kevin Trapp dhe partnerja e tij bukuroshe, Izabel Goulart po i shijojnë plotësisht pushimet. Një çift shumë aktiv në rrjetet sociale, ku Izabel ka lënë gojëhapur më shumë se 4 milionë ndjekësit e saj, me disa foto joshëse.

Vera nuk mund të fillojë pa disa foto interesante të Lady Trapp. Izabel Goulart, partnerja e portierit gjerman të Eintracht Frankfurt, ka përjetësuar fizikun e saj të patëmetë në disa shkrepje joshëse. E sipas traditës, supermodelja braziliane kënaqi miliona ndjekësit e saj me një seri fotosh të realizuara në një varkë. Izabel i publikuoi fotot në profilin e saj në Instagram, me të cilat padyshim që ndezi një verë tashmë mjaft të nxehtë.

Lexo më tej: Tradhëti në Paris: Neymar shkon me shoqen e të fejuarës e nusen e Trapp



Partnerja e Trapp është përmbytur nga komentet e fansave të saj, të cilët nuk mund të mos e komplimentonin për fizikun e saj të jashtëzakonshëm. Mes komenteve të ndryshme u shfaq edhe ai i Kevin Trapp. Ish-portieri i Paris Saint Germain shkroi një mesazh elokuent “Çfarë panorame”. Padyshim që nuk i referohej pamjes që mund ta admironte nga barka… Të dy, sipas asaj që shkruajnë revistat e specializuara, ishin në një jaht në brigjet e Ibiza.



#FOTO #Lady #Trapp #ndez #rrjetet #sociale #foto #joshëse #portieri #aprovon

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button