Aktualitet

GRAFIKËT: Sa është diferenca e pagave mes shtetit dhe privatit në Shqipëri?

Rritja e pagave në shtet nuk është shoqëruar nga e njëjta tendencë edhe në privat. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se të punësuarit në biznese nuk po marrin më shumë të ardhura për të përballuar rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e kostos së jetesës.

Paga mesatare bruto në administratën  shtetërore arriti në tremujorin e tretë të këtij viti në mbi 96 mijë lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme kundrejt tremujorit të kaluar. Ndërsa në harkun kohor të tre viteve, paga në shtet është rritur me më shumë se 26 mijë lekë.

Por çfarë ka ndodhur me pagën në sektorin privat?

Diferenca e pagave mes shtetit dhe privatit

Në tremujorin e tretë të këtij viti, paga mesatare bruto e një të punësuari në biznes ka arritur në mbi 69 mijë lekë, me rënie kundrejt tremujorit të kaluar. Ndërsa në tre vitet e fundit, kjo pagë është rritur me rreth 12 mijë lekë. Thuajse, gjysma e rritjes që ka pësuar paga në shtet.

Një ecuri e tillë ka thelluar diferencën mes tyre.

Diferenca e pagave mes shtetit dhe privatit

Aktualisht, një i punësuar në shtet merr mbi 27 mijë lekë më shumë në muaj se një i punësuar në privat.

Por pse është krijuar një situatë e tillë, me diferenca kaq të forta, ku shteti duket se po konkurron fuqishëm sektorin privat?

Diferenca e pagave mes shtetit dhe privatit

Arsyeja kryesore është niveli i lartë i informalitetit në tregun e punës. Kjo do thotë se një pjesë e pagës në shumë biznese vijon të jepet nën dorë dhe të mos deklarohet, duke bërë që paga e shpallur zyrtarisht nga INSTAT të mos jetë realja. Faktori i dytë lidhet me vështirësitë që po kalon sipërmarrja, e cila po përballet me rritje të kostove, çka e bën të pamundur rritjen e pagave.

/a.r

#GRAFIKËT #është #diferenca #pagave #mes #shtetit #dhe #privatit #në #Shqipëri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button